Arrestohet në Maltë ndërmjetësi në vrasjen me bombë të gazetares antikorrupsion

19 Nëntor 2019 | 10:21

Një person që dyshohet si ndërmjetës në vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia është vënë në pranga, bëri me dije policia të martën. Personi i arrestuar dyshohet se ka qenë ndërmjetës mes personave të dyshuar si porositës të vrasjes së gazetares me personin që është aktualisht i akuzuar për vrasjen dhe me ata që mundësuan pajisjen me eksplozivin e përdorur në atentat.

Caruana Galizia, e njohur edhe si gazetarja investigative që shkroi një blog kundër korrupsionit qeveritar u vra me një makinë bombë pranë kryeqytetit maltez Valletta në tetor 2017, një vrasje kjo që tronditi Europën dhe ngriti shumë pyetje rreth mënyrës si funksiononte ligji në ishullin mesdhetar.

Një burim policor i lidhur me çështjen bëri me dije se arrestimi u bë të enjten, në bazë të një hetimi të pavarur. I dyshuari u vu në ndjekje pas deklaratave kontradiktore. Detektivët ishin duke hetuar një transaksion të dyshimtë parash mes bashkëpunëtorit të dyshuar dhe tre personave të akuzuar për vrasjen e gazetares 53-vjeçare.

Të arrestuarit, mes të cilëve dy vëllezër, akuzohen për vendosjen e eksplozivit në makinën e gazetares, ndërsa gjyqi ndaj tyre nuk është zhvilluar ende.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026