Rudina Hajdari: Përçarja dhe lufta për poste brenda PD-së i shërben Ramës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se lufta e brendshme dhe dëshira për poste brenda kësaj force politike, po i shërben kryeministrit Edi Rama.
Në një intrvistë për “Euronews Albania”, Hajdari u shpreh se opozita ndodhet në një moment të vështirë, teksa Rama vijon të akumulojë të gjitha pushtetet.
“Opozita duhet të lërë mënjanë edhe dëshirat apo epshet e saj për poste të ndryshme. Përçarja që ka vazhduar prej një viti, të gjitha këto në një mënyrë të drejtë apo të tërthortë i shërben Edi Ramës, në mënyrën sesi ai vazhdon dhe akumulon të gjitha pushtetet e mundshme dhe në të njëjtën kohë dobëson opozitën.
Është vërtet një moment shqetësues. Nga ana tjetër mendoj që objektivat e opozitës nuk duhet të jetë për poste, se kush e udhëheq Grupin parlamentar apo në krye të partisë.”, theksoi ajo.
Sipas saj, Partia Demokratike duhet të lërë pas betejën e brendshme për pozicione të ndryshme, sepse populli shqiptar pret bashkimin e opozitës.
LEXONI GJITHASHTU
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës