Bumçi: PD u ringrit nga një projekt për ta shkatërruar, ofrojmë shpresë për vendin
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi se kjo forcë politike u ringrit nga një projekt për ta shkatërruar.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, se 7 korriku ishte një shenjë ku qytetarët iu përgjigjën thirrjes së Partisë Demokratike, e cila nuk ka pushtet.
Sipas tij, opozita ofron shpresë për qytetarët në vend.
“Partia Demokratike u ringrit nga një projekt për ta shkatërruar dhe më 7 korrik mbushi bulevardin. Ata qytetarë që dolën dhe mbushën bulevardin në një sezon që nuk është sezon protestash, iu përgjigjen thirrjes së një partie që nuk ka pushtet, nuk ka fonde, nuk ka zyra.
Çfarë shenje tjetër është përveçse besim dhe shpresë? Ndërmjet partive opozitare ka bashkëpunim. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë bashkëpunojnë me partitë e tjera. Ne duhet të ndërtojmë një front të gjerë për të sjellë shpresën në këtë vend. A ofron shpresë opozita? Po”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës