Rimbledhja e Këshillit Politik, Kikia: Akrobaci e PS për të justifikuar “kapjen mat” mbi ndryshimet e njëanshme kushtetuese
Propozimet për hapjen e listave zgjedhore si dhe parandalimi i koalicioneve parazgjedhore ka rikthyer sërish palët politike në tryezën e Këshillit Politik.
Në këtë tryezë është ulur sot edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa Partia Demokratike krahas specialistëve të saj po përfaqësohet edhe nga sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Por çfarë po synohet të arrihet me këtë takim?
Drejtori i informacionit në “Klan Plus”, Mentor Kikia tha për Euronews Albania se kjo është një akrobaci politike e Partisë Socialiste, që përmes së cilës po synon të justifikojë veprimet e njëanshme për ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij, nuk u pranuan nga faktori ndërkombëtar.
“Në fakt sipas mendimit tim, mbledhja apo më saktë rimbledhja e Këshillit Politik është një akrobaci politike, për hir të së vërtetës e bukur e maxhorancës apo personalisht e kryeministrit Edi Rama. Mbledhja e këshillit politik erdhi jo si pasojë e ndërgjegjësimit të palëve për të adresuar disa propozime, por erdhi në një kohë kur Këshilli Politik kishte përfunduar misionin i tij dhe pritej miratimi i kësaj reforme. Kur ishte paketuar kjo histori dhe kur ne mbetëm të zhgënjyer nga ajo reformë që nuk preku asnjë çështje themelore, befas opozita parlamentare dhe Partia Socialiste, dolën në një propozim për hapjen e listave, ndonëse të pjesshme, por edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
PD dha alarmin duke vënë në lëvizje aktorët ndërkombëtarë. Ata lëshuan ultimatume për mazhorancën dhe për kryeministrin Edi Rama. Mesazhet e ndërkombëtarëve gjithmonë kanë lënë hapësira për interpretimi, ku secila palë i lexonte sipas oreksit të vet.
Mesazhet e ardhura në këtë rast, nuk linin hapësira për interpretime, që do të thotë se mazhoranca duhet t’i ndalojë ndryshimet kushtetuese të njëanshme, Kjo mbledhje është një akrobaci e socialistëve për të justifikuar atë flagrancën që ata u kapën politikisht” tha ai.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, të premten e kaluar ftoi Bashën të merrte pjesë në tryezën e Këshillit Politik, aty ku pritet të diskutohen çështjet e fundit, të cilat kanë shkaktuar debat të fortë në sferën politike të vendit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk zgjodhi të ishte pjesë e kësaj tryeze që po mbahet në këto momente në ambientet e Pallatit të Kongreseve, pasi po zhvillon një vizitë dyditore në Kosovë me ftesë të kryeministrit Avdullah Hoti.
Lexoni gjithashtu:
Ndryshimet kushtetuese, mblidhet Këshilli Politik, i pranishëm edhe Rama
Nisma për ndryshime kushtetuese trazon klimën politike në Shqipëri
Sistemi zgjedhor, ndryshimet kushtetuese që kërkojnë socialistët dhe opozita parlamentare
Afrim Krasniqi: Ndërkombëtarët kundër, bëhen në devijim nga praktikat demokratike
Gazetari Renaldo Salianji: Presidenti s’mund t’i kthejë për rishqyrtim ndryshimet kushtetuese
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi