Luka Modriç fiton çmimin prestigjioz “Golden Food”
Luka Modric konfirmohet si një nga lojtarët më të mirë gjatë viteve të fundit. Kroati fitoi çmimin “Golden Foot” që njihet ndryshe si çmimi i karrierës që akordohet për lojtarët mbi 28 vjeç.
Mesfushori kroat ka një karrierë mjaft të suksesshme, ai është aktivizuar me ekipe si Real Madrid dhe Tottenham.
Lojtari i Real Madrid udhëtoi drejt Monacos për të marrë këtë çmim që e konfirmon atë si një nga futbollistët më të mirë të viteve të fundit.
“Ishte një kënaqësi e madhe për mua që të jem këtu. Jam i nderuar që marr këtë çmim mjaft prestigjioz. Falenderoj të gjithë ata që votuan për mua”, është shprehur Luka Modriç gjatë fjalës së tij.
Mesfushori bëhet lojtari i 17 në historinë e futbollit që e merr këtë çmim prestigjioz.
Trofeun e parë në Golden Foot, e ka marrë Roberto Baggio në vitin 2003 ndërsa fituesi në fuqi ishte sulmuesi i PSG Edison Kavani.
Luka Modriç vitin e kaluar fitoi Topin e Artë, një trofe shumë prestigjioz.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut