Kandimi në zgjedhje, Meta: Ligji për ish-spiunët duhet të ishte bërë më parë
Ekspertja zgjedhore Gerta Meta, në një intervistë për “Euronews Albania” është shprehur se ligji për bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit duhet të ishte bërë më parë e jo tani.
“Dekomunistizimi dhe pastërtia e figurave të njerëzve që duan të bëjnë karrierë politike dhe të marrin përgjegjësi për të përfaqësuar pushtetin e qytetarëve shqiptarë, duhet të kishte qenë një prioritet parësor të të gjithë spektrit të politikës, qoftë majtas apo djathtas. Ka një konfuzion se çfarë po ndodh dhe se si do të jetë filtri për të pastruar politikën shqiptare.”- tha ajo.
Ajo theksoi se shteti shqiptar ka disa institucione që janë krijuar për të bërë filtrimin e dosjeve për të nxjerrë se kush janë bashkëpunëtorët e ish-sigurimit dhe natyrisht këto emra sipas saj duhet të dërgoheshin te KQZ, në mënyrë që të mos ishin në listat zgjedhore.
“Këto parti politike duhet ta ndajnë përfundimisht se kush do ta bëjë këtë filtrim. Nuk mund të fusësh tre institucione njëkohësisht dhe ti nuk e di se kujt t’i besoj qytetari dhe kujt ti referohet.”- u shpreh ndër të tjera Meta.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta