Tensionet Kinë-SHBA, ministria e Jashtme kineze i kundërpërgjigjet akuzave të Mike Pompeos

21 Korrik 2020 | 07:56

Pas akuzave të sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo mbi keq-menaxhimin e Pandemisë Covid-19, ministria e Jashtme kineze i quajti “gënjeshtra të pabazuara” dhe i bëri thirrje SHBA-ve të ndryshojë qasje dhe të bashkëpunojë me vendet e tjera në luftën kundër virusit vdekje-prurës.

Kina i është kundër-përgjigjur me tone të ashpra sekretarit të shtetit amerikan, Majk Pompeos, pasi ky i fundit kritikoi Partinë Komuniste dhe politikat e qeverisë kineze.

Uang Uenbin, zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Jashtme të Kinës, i quajti të “pa baza” komentet e Majk Pompeos, tri ditë pasi zyrtari i shtetit amerikan u shpreh se Kina nuk tha të vërtetën mbi virusin COVID-19.

“Akuzat e Sekretarit të Shtetit Pompeo janë totalisht të pa-bazuara, janë thjesht gënjeshtra të përsëristura disa herë. Redaktori i revistës shkencore “The Lancet” së fundmi ka deklaruar se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kina shpejguan që në muajin janar se cfarë po ndodhte në atë kohë. Megjithatë disa shtete nuk bënë asgjë deri në javën e gjashtë të Pamndemisë. Eshtë një gabim i pafalshëm. Nuk është e drejtë të akuzosh Kinën apo OBSH-në për konspiracion. Sulmet mediatike ndaj Kinës, politizimi i virusit nuk mund të ndreqin problemet që Shtetet e Bashkuara po përballen. Respektoni faktet, shkencën dhe zhvilloni bashkëpunimin në luftën ndaj virusit Covid-19. Ne shpresojmë që SHBA të këtë një qasje tjetër dhe të marrë përgjegjësi për shendetin e njerëzve. Ata duhet të fokusohen në luftën ndaj Pandemisë brenda territorit të tyre dhe të ndihmojnë që kjo pandemi globale të kufizohet sa më shpejt,” – u shpreh Uenbin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026