‘Mosmarrëveshje brenda partisë’, si ndodhi plagosja e kreut të PD-së në Korçë
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e së martës, ku kreu i Partisë Demokratike të degës Korçë, Devis Osmani është plagosur nga kryetari i grupseksionit, Eduart Topalli.
Gazetari i “Euronews Albania”, Xhensil Shkëmbi raporton se Eduart Topalli ndodhej në një kafene në hyrje të Korçës, aty ku Devis Osmani ka shkuar për të biseduar për shkak të disa mosmarrëveshjeve brenda partisë.
Aty ka ndodhur konflikti i çastit ku kanë ofenduar njëri-tjetrin dhe më pas situata është agravuar, ku Topalli ka goditur me shishe në kokë Osmanin.
Ai e ka mohuar ngjarjen, ndërsa Topalli nuk e ka bërë diçka të tillë duke thënë se ka mbrojtur veten, pasi ka qenë Osmani ai i cili e ka goditur atë fillimisht dhe më pas ka reaguar.
Mësohet se Devis Osmani nuk do bëjë kallëzim ndaj Topallit, i cili e ka kundërshtuar disa herë keun e PD-së në Korçë.
Fillimisht ata kanë pasur mosmarrëveshje për zgjedhjet lokale të degës së partisë. Në një tjetër rast, Topalli kakontestuar zgjedhjet për kryesinë lokale të partisë së degës Korçë.
Së fundmi, ata janë përplasur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, ku Devis Osmani mbështeste Sali Berishën, ndërsa Eduart Topallit ishte në mbështetje të Ibsen Elezit.
LEXONI GJITHASHTU
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 16:32 Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)
- 16:21 Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride
- 16:13 Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
- 16:06 Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin
- 16:04 Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës