Osmani thirrje mësuesve që të kthehen në shkolla: Dëmi për fëmijët i pariparueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje mësuesve që të ndërpresin grevën dhe të kthehen në shkolla.
Gjatë një vizite në komunën e Mamushës, Osmani tha çdo gjë mund të zgjidhet por dëmi që u bëhet fëmijëve duke mos shkuar në shkollë është i pariparueshëm.
“Gjithçka tjetër zgjidhet, por dëmi që i bëhet fëmijëve duke mos shkuar në bankat shkollore është i pa riparueshëm. Nga këtu iu bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve në Mamushë dhe çdo kund në Kosovë t’i bashkojnë forcat që të kthehen në shkolla, që ia ofrojnë të gjithë përkrahjen e mundshme dhe diturinë nxënësve, fëmijëve tanë, dhe tani të ecim përpara në realizimin e kërkesave nacionale brenda mundësive që Republika e Kosovës që ka”, ka shtuar Osmani.
Sindikata e Arsimit të Kosovës njoftoi pak ditë më parë se mësimdhënësit janë në grevë për shkak të vështirësive financiare sepse nuk i janë dhënë pagat.
LEXONI GJITHASHTU:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera