PD: Në 7 vite qeveria rriti 30% borxhin publik, paratë e taksave shkuan për sheshe dhe PPP

21 Korrik 2020 | 08:54

Partia Demokratike denoncoi të martën rritjen e borxhit publik si rrjedhojë e “keqpërdorimeve të qeverisë” nga “marrëdhënia me oligarkët”.

Ish-deputetja e Tiranës, Jorida Tabaku shpërndau një grafik në të cilin tregohej rritja graduale e borxhit publik nga €2,379 që ishte në shtator 2013 në €4,492 në ditët e sotme.

“Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është €4492/frymë. Me një borxh që është rritur me €1800 për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP,” – u shpreh Tabaku.

Demokratët pretendojnë se pavarësisht gjendjes nën pandemi, qeveria “vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të”.

“Iu dha shqiptarëve më pak para se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë €4,492 borxh,” – theksoi Tabaku teksa premtoi se ndryshimet politike mund ta ndryshojnë situatën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026