28-vjeçari lëvizte me €55000 kesh në makinë, policia ia sekuestron si para të pista

21 Korrik 2020 | 09:08

Policia i sekuestroi €54,700 një 28-vjeçari në Lushnjë me dyshimin se ai i ka siguruar ato nga aktivitete kriminale.

Gjatë një kontrolli rutinë në zonën e njohur si “Rotondo e Plygut” policia tha se kishte ndaluar një automjet tip Audi, drejtuesi i së cilit  Z. Gj. (28 vjeç), banues në Laç, kishte me vete një shumë të konsiderueshme parash kesh.

Policia tha se i sekuestroi atij jo vetëm paratë, por edhe makinën, ndërkohë që 28-vjeçari do të duhet të dokumentojë dhe vërtetojë burimin e të ardhurave në të kundërtën do të ndiqet penalisht për “pastrim parash”.

 

Lexoni gjithashtu:

Policia arreston 28 shoferë për abuzime në rrugë, pezullohen 159 patenta

12 të shoqëruar në polici nga protesta kundër mbylljes së klubeve dhe ndalimit të muzikës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026