Punime për kanalizimet, Bashkia Tiranë njofton si do të devijohet qarkullimi në ”Rrugën e Durrësit”

21 Korrik 2020 | 09:46

Bashkia Tiranë njoftoi të martën se do të kryejë punime në disa rrugë të kryeqytetit duke u kërkuar ndjesë qytetarëve për shqetësimet që mund të hasin në qarkullimin me automjete.

Për shkak të punimeve për rehabilitimin e kanalizimeve në “Rrugën e Durrësit” qarkullimi i makinave do të jetë i kufizuar nga rruga “Ded Gjo Luli” (qendër) deri te sheshi “Karl Topia” (rrethrrotullimi i Zogut të Zi).

Bashkia thotë se punimet do të zhvillohen në tre faza.

Faza e parë: Ndalohet qarkullimi në rrugën “Asim Vokshi” (pjesa e Unazës drejt Zogut të Zi, krahu verilindor nga rruga Don Bosko) në afërsi të sheshit “Karl Topia”.

Faza e dytë: Ndalohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit” nga sheshi “Karl Topia” deri në kryqëzimin me “Kafe Flora”. Qarkullimi zhvendoset në rrugën “Mine Peza” ku do të ndalohet parkimi dhe aty do të zhvendoset edhe linja e transportit urban.

Faza e tretë: Ndalohet qarkullimi nga kryqëzimi te “Kafe Flora” deri te segmenti i “Rrugës së Durrësit” që lidhet me sheshin Skënderbej.

Bashkia zotohet se do të kryejë punimet natën në mënyrë që të mos rëndojë qarkullimin e makinave dhe sidomos lëvizjen në Unazë – kjo për sa i përket punimeve në rrugën “Asim Vokshi” dhe “Hysni Gërbolli”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026