Gazetarja: Si po luhet me gjurmët e Vis Martinajt dhe zbërthimi nga Interpol
Gazetarja Anduena Llabani, në emisionin “Now” në Euronews Albania, tha se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, pati kohë të largohej nga Shqipëria, pasi në Drejtorinë e Kriminalistikës u dërguan gjurmë të paverifikueshme.
Nisur nga kjo, sipas gazetares Interpol u detyrua që të gjurmonte në institucionet shqiptare dhe në ato të rajonit, ku dhe zbuloi se Martinaj përdorte dy identitete një kosovar dhe një malazez.
“Drejtoria e Kiminalistikës, ka dërguar pranë Interpolit, gjurmë të paverifikueshme të Ervis Martinajt, për të cilat autoritetet e huaja, pasi i kanë marrë kanë thënë se kanë të pamundur të zbulojnë gjë pasi janë të pamjaftueshme e të paplota. Kjo gjë i ka dhënë kohë Martinajt që të largohet. Interpol është detyruar që të marrë të dhëna nga autoriteti ku u bën pasaportat, është detyruar që të marrë nga institucionet dhe homologët kosovarë-maqedonas ku është verifikuar që Martinaj ka pasur dy identitete të huaj, një kosovare dhe një malazeze. Po ashtu janë marrë gjurmët e gishtave në spital në kohën kur ai u plagos në ‘Bllok.’”- tha ajo.
Po ashtu, gazetarja tregoi se janë marrë gjurmët e gishtave të Martinajt në spital në kohën kur ai u plagos në ‘Bllok.’”
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet