Sekuestrohen 25 mijë litra naftë në Durrës, 4 të arrestuar (EMRAT)

7 Shtator 2022 | 10:55

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, pasi janë kapur duke kontrabanduar naftë dhe mallra të ndryshme.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policior të koduar “Diesel 2”,  në pranga kanë rënë, Neshat Dedej, Artem Rusto, e dy vëllezërit Shpëtim Cani e Roland Cani.

Policia gjatë këtij operacioni ka ndaluar për kontroll anijen e peshkimit ku ndodheshin personat e arrestuar, ku si rezultat i kontrollit në bordin e anijes janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë.

Sakaq fjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin që drejtonte Artem Rusto dhe ku ishte pasagjer Neshat Dedej, u gjetën dhe u sekuestruan 120 shishe dhe 30 litra verë, si dhe 205 kuti me parfume të markave të ndryshëm, mallra të cilët u gjetën pa faturë blerjeje dhe të padeklaruara në doganë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026