Perimetër sigurie në Zaporizhia, shefi i OKB: Moska dhe Kievi të ndalojnë luftimet
Shefi i OKB-së ka mbështetur thirrjet e organizatave joqeveritare për krijimin e një zone sigurie përreth impiantit bërthamor në Zaporizhia, në Ukrainë.
Deklaratën e tij, Antonio Guterres e bëri gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit, të thirrur nga Rusia për të diskutuar raportin e misionit të OKB-së në central.
“Forcat ruse dhe ato ukrainase duhet të zotohen që të mos angazhohen më në aktivitete ushtarake ndaj impiantit. Centrali i Zaporizhias dhe rrethinat e tij nuk duhet të jenë objekt operacionesh ushtarake. Hapi i dytë është krijimi i një perimetri të demilitarizuar dhe sigurimi i tij”, u shpreh ai.
Si Rusia edhe Ukraina vazhduan të fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj impiantit.
“Na vjen keq që në raportin tuaj mbi përmbushjen e masave të sigurisë nga Ukraina që prej prillit deri në shtator të këtij viti, autori i bombardimeve nuk citohet”, tha Vasily Nebenzya, ambasador i Rusisë në OKB.
Javën e kaluar, inspektorët e OKB-së vizituan impiantin e kontrolluar nga rusët. Bombardimet vijuan edhe atë ditë dhe kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike paralajmëroi për një rrezik katastrofe bërthamore.
Edhe pse Agjencia nuk ia atribuoi fajin njërës apo tjetrës palë, ajo deklaroi se ka një nevojë urgjente për “masa të përkohshme” për të parandaluar një incident bërthamor eventual, si pasojë e bombardimeve.
Të gjitha palët duhet të bien dakord për ngritjen e një zone mbrojtëse për të shmangur dëme të mëtejshme , deklaroi kreu i agjencisë, Rafael Grossi.
LEXONI GJITHASHTU
Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)