Rusia ndërhyri në Brexit. Raporti parlamentar, qeveria dështoi të pengonte kërcënimin
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është mbrapa në përpjekjet për të penguar ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Kështu thotë një raport i Komisioni për Sigurinë dhe Inteligjencën në Parlamentin Britanik.
I shumëpritur, raporti thotë se influenca ruse në Mbretërinë e Bashkuar ishte “normaliteti i ri” dhe bën thirrje për “aksion të menjëhershëm” për të penguar kërcënimin.
“Rusia përbën një kërcënim gjithëpërfshirës ndaj sigurisë, që influencohet nga paranoja për Perëndimin dhe dëshira që të shihet si një fuqi në ngjitje. Ajo kryen aktivitete kibernetike dashakeqe, në mënyrë që të afirmohet me agresivitet, për shembull duke u përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet e vendeve të tjera. Dhe kjo përbën një kërcënim imediat për sigurinë kombëtare”, ka deklaruar Stewart Hosie, ligjvënës nga Partia Kombëtare Skoceze.
Por komisioni nënvizon se qeveria vazhdimisht nuk ka pasur vëmendjen e duhur ndaj ndërhyrjes ruse, kryesisht gjatë referendumit për Breksit.
Nga ana tjetër, Kremlini ka reaguar ndaj raportit duke deklaruar se Rusia nuk ka ndërhyrë kurrë në proceset elektorale të një vendi tjetër.
Raporti mbi influencën ruse në politikë, i publikuar fillimisht nga faqja politike e internetit Guido Fawkes, thoshte se ka të dhëna të besueshme që sugjerojnë se Moska ndërmori fushata influente në lidhje me referendumin e pavarësisë së Skocisë në vitin 2014.
“Edhe nëse raporti përmban akuza kalimtare jam gati të vë bast se ato janë akuza të pabaza. Sidoqoftë, ne shpresojmë se të paktën këtë herë, pas disa eksperiencave të ngjashme me ndërhyrjet në zgjedhje të aleatëve të Britanisë, do të ketë disa dokumente që të mos përmbajnë vetëm akuza të pabaza dhe aludime”, është përgjigjur Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.
Raporti e konsideron Rusinë si një fuqi armike, që përbën një kërcënim serioz për Mbretërinë e Bashkuar dhe Perëndimin në një sërë fushash, nga spiunazhi dhe ndërhyrja kibernetike në zgjedhje, ashtu edhe në pastrimin e parave të pista.
“Duket qartë se Rusia e konsideron Mbretërinë e Bashkuar një nga objektivat kryesorë të inteligjencës së saj”, thotë raporti.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës