Gledis Nano as nuk duhej emëruar, thotë Haxhiu

7 Shtator 2022 | 17:39

Analisti Baton Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Gledis Nano nuk duhej emëruar si drejtor i Policisë së Shtetit.

Sipas tij ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kohës kur Nano drejtonte uniformat blu janë ta papranueshme.

Sipas Haxhiut ai ishte njeriu i parë i sigurisë dhe pas 11 muajsh me gjithë rritjen e kriminalitetit, shkarkimi i Nanos nuk është faji i tij, por i atyre që e kanë emëruar.

“Një njeri që ka 11 muaj dhe bën shkarje të tilla, ai nuk ka hyrë në elemente të sigurisë, të besnikërisë, të bashkëveprimit, të guximit dhe parametrave të tjerë që i duhen njeriut të parë të policisë. E shkarkon kot atë kur e sheh që është gabim, gabimi është i ministrit që nuk e ka zgjedhur njeriun e duhur,” – u shpreh Haxhiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026