A u ka hapur luftë Rama milionerëve, Haxhiu: Ai e di që kupa është mbushur
Analisti Baton Haxhiu thotë se nuk është përgjegjësi direkte e kryeministrit për ndërtimet pa leje apo gjërat që nuk shkojnë siç duhet në vend.
I ftuar në Euronews Albania ku komentoi deklaratën e Ramës në drejtim të milionerëve, të cilët siç tha do të ndëshkohen për ndërtimet e shumëkatëshve pa leje, Haxhiu u shpreh se pavarësisht dëshirës së Ramës për t’i bërë gjërat siç duhet, është mosfunksionimi i siç duhet i sistemit në hallkat poshtë tij që krijon problemet.
“Kryeministri di të jetë bindës, ka narracion të jashtëzakonshëm të gjërave që prekin shoqërinë dhe di të gjejë pikat e dobëta se jeton me to. Ai e di se është mbushur kupa e të keqes. Ai i di defektet, po rrugës sistemi del i korruptuar. Është tjetër ajo që do të shohë Rama në mënyrë idealiste dhe ndryshe fakti se njerëz që emërohen nuk e zbatojnë ligjin. Të parët që duhet të denoncojnë ndërtimet pa leje janë qytetarët. Përgjegjësia e parë duhet të jenë ministrat nga ky fjalim i kryeministrit. Problemi është tek njerëzit poshtë kryeministrit”, tha Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s
Goditet një aktivitet i dyshuar i paligjshëm i basteve sportive pranë Fushë-Krujës, AMP sekuestron pajisje elektronike
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 14:53 Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin
- 14:51 Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
- 14:50 Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 14:48 Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së
- 14:44 Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet
- 14:40 Italia arreston dy persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë, 5 të tjerë nën hetim