Goditet një aktivitet i dyshuar i paligjshëm i basteve sportive pranë Fushë-Krujës, AMP sekuestron pajisje elektronike
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka zhvilluar këtë të martë operacionin e koduar “Basti i Fundit”, në kuadër të goditjes së aktivitetit të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet u ushtruan në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit me iniciale A.S., në zonën e njohur si “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës, pas informacioneve të siguruara nga strukturat e Inteligjencës Operative të AMP-së.
Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan katër pajisje elektronike kompjuterike, katër monitorë, si edhe pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e paligjshëm të basteve sportive.
AMP bën me dije se po kryhen veprimet e para hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar, identifikimin e personave të përfshirë, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje të punonjësve të Policisë së Shtetit ose subjekteve të tjera që janë në fushën e mbikëqyrjes së Agjencisë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi që rezulton i përfshirë.
Në reagimin e saj, AMP rithekson angazhimin për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që favorizohet ose mbështetet nga punonjës të strukturave nën mbikëqyrjen e saj, duke garantuar hetime të paanshme dhe në përputhje me ligjin.
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës
Aksident mes tre automejteve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
- 16:02 Katari dënon ashpër një sulm iranian, kërkon të ndalen kërcënimet ndaj sigurisë detare
- 15:55 Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 15:41 Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
- 15:37 SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës
- 15:25 Rutte dhe Von der Leyen: NATO duhet të bëhet më evropiane, të mos varet nga SHBA
- 15:13 Aksident mes tre automejteve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur