Dhunohet në burg një nga personat që abuzoi me 11-vjeçaren
Njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Sulmin ndaj 26-vjeçarit Ekrem Rexhepi, e ka konfirmuar për Euronews Albania edhe avokati i tij, Fitim Limani.
‘”Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërruar pra qendrën e paraburgimit” tha avokati Fitim Limani për ENA.
Rexhepit, siç thotë edhe avokati mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit, meqenëse jeta e tij është vënë në rrezik.
Megjithatë, sulmin ndaj tij e ka mohuar shërbimi korrektues i Kosovës, por jo edhe transferimin e tij nga qendra e paraburgimit në Prishtinë për në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.
5 persona kanë abuzuar seksualisht ndaj një të miture, vetëm 11 vjeçe në Kosovë disa ditë më parë.
4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur