Krishtlindje më të errëta, në Danimarkë paralajmërohen për reduktim të energjisë
A do të jenë dritat e Krishtlindjes dhe kjo atmosferë një nostalgji për ne pasi shumë qeveria në mbarë botën kanë nisur të prezantojnë planet për të kursyer sa më shumë energji gjatë këtij dimri
Edhe në Danimarkë qytetarët janë paralajmëruar se do të përballen me një dimër që do të jetë më i errët se zakonisht, dritat në rrugë do të reduktohen ose edhe mund të fiken fare.
Në disa zona autoritetet janë duke planifikuar për të mos lejuar dritat e Krishtlindjes dhe patinazhin vjetor.
“Vejle është i bukur gjatë dhjetorit dhe do të ishte keqardhje që duhet të kursejmë pikërisht këtu”, shprehet një banor i qytetit Vejle.
Një tjetër qytetar shpreh shqetësimin nëse Pema e Madhe e Krishtlindjes do të ndriçohet këtë vit e nëse duhet të përballen edhe me më shumë vështirësi.
Shkollat dhe ndërtesat e tjera publike do të kenë termostatet e tyre të reduktuara, edhe temperatura me një gradë mund të bëjë ndryshim në faturat.
“Nëse do ta kishit ulur në 16 gradë, do të ishim ulur me kapele dhe doreza. Kjo do të kishte qenë diçka tjetër. Por një shkallë më pak, nuk mendoj se kjo ka një ndryshim të madh për ne”, shprehet një mësues.
Dritat mund të fiken ndërmjet orës 22:00 dhe 5:00, duke lejuar sigurinë publike.
Por me hulumtimet që tregojnë se shkurtimi i përdorimit të dritave të rrugës me një orë në ditë mund të kursejë rreth 40,000 euro në vit – është një opsion i zbatueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër