Bashkëjetesa me COVID-19, berberët në Kaliforni nisin aktivitetin në ambiente të hapura

22 Korrik 2020 | 12:43

Përkeqësimi i situatës nga COVID-19 me rritjen e rasteve të reja, ka detyruar shumë prej autoriteteve të rivendosin masat kufizuese në disa prej shteteve amerikane.

Në përputhje me protokollet e reja, shumë prej bizneseve në Kaliforni kanë gjetur mënyra të reja sesi të ushtrojnë aktivitetin e tyre në përpjekje për të mos pësuar humbje të mëtejshme ekonomike.

Berberët kanë zhvendosur sallonet e tyre në ambiente të hapura. Dyqanet e parukerive u rihapën në muajin maj, por me rritjen e rasteve të reja guvernatori i Kalifornisë, Gavin NeWsom mori vendimin se bizneset e kujdesit personal mund të hapen vetëm nëse zhvendosin aktivitetin e tyre në ambiente të hapura.

Dhe shumë prej berberëve nuk hezituan të ndjekin këtë masë me shpresën për të mbajtur gjallë biznesin.

“Ata na mbyllën për herë të dytë pas gati dy muaj e gjysmë izolim. Na thanë se mund të punoni jashtë dhe shumë prej nesh nuk mund të rrinë pa punë. Prandaj ne jemi këtu duke vijuar punën tonë me aq sa mundemi”, thotë një berber.

Edhe kolegu i tij shprehet se është një eksperiencë e re me të cilën duhet të mësohen. Por edhe klientët duket se kanë mirëpritur këtë formë të re.

 “Më pëlqen, do të doja të ishte kështu gjatë të gjithë kohës. Dielli shndrin, është më bukur të jesh këtu sesa Brenda”, thotë një tjetër.

Kriza e shkaktuar nga pandemia  ka prekur rëndë ekonomitë e të gjitha shteteve dhe në kushtet e bashkëjetesës me COVID-19 kanë nisur të mendohen edhe mënyra të reja sesi mund të shpëtohen bizneset e po ashtu qytetarët po mësojnë të bashkëjetojnë me këtë realitet të ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026