Ukraina akuzon Rusinë për torturimin dhe vrasjen e punonjësve të centralit bërthamor
Kreu i Agjencisë për Energji Bërthamore të Ukrainës, Enerhoatom, akuzoi trupat pushtuese ruse në centralin e Zaporizhjës për torturimin dhe vrasjen e disa punonjësve dhe për rrëmbimin e 200 pjesëtarëve të stafit.
Presidenti i Enerhoatom, Petro Kotyn, i tha gazetës gjermane Funke se ai nuk e di se ku gjenden disa prej punonjësve të rrëmbyer.
Këto akuza vijnë në kohën e raportimeve për granatime të reja përreth gjashtë reaktorëve të centralit, teksa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimet për një katastrofë të mundshme bërthamore.
Kotyn tha se forcat pushtuese po kontrollojnë stafin e centralit për të kuptuar se besnikë të cilit shtet janë.
Ai tha se të gjitha këto abuzime e kanë bërë shumë të vështirë për 1.000 punëtorët që ende gjenden në Zaporizhja, që të operojnë me këtë central, që është më i madhi në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak