UEFA gjobiti Zvezdën: Nuk falen objektet në fushë, lazerët dhe pishtarët 

8 Shtator 2022 | 12:04

UEFA gjobiti Yllin e Kuq për dështimin në organizimin e ndeshjes me Maccabi-n, në kuadër të play-off-it për Champions League.

Takimi në stadiumin “Rajko Mitic” u luajt më 23 gusht (2:2), kur bardhekuqtë humbën një vend në kompeticionin elitar me autogolin e Milan Pavkov.

Qytetarët e Beogradit janë dënuar me gjobë prej 54.250 euro. Hedhja e objekteve në fushë, bllokimi i kalimit, përdorimi i mjeteve piroteknike, si dhe përdorimi i lazerit ngarkohen.

Kështu e “ndau” dënimin Shtëpia Europiane e Futbollit.

16000 euro për bllokimin e kalimit
8000 euro për shkak të përdorimit të laserit
10 250 euro për ndezjen e pishtarëve
20.000 euro për hedhjen e sendeve në fushë

Gjithashtu, me kusht është shqiptuar masa e mbylljes së tribunës lindore në ndeshjen e radhës të garës së UEFA-s, e cila do të luhet në Beograd.

Dënimi me kusht zbatohet për një periudhë dyvjeçare dhe hyn në fuqi menjëherë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026