Andi Bushati: Pse arkitektët ndërkombëtarë po heqin emrin nga projektet në Tiranë
Analisti Andi Bushati deklaroi se arkitektë të huaj po heqin emrin e tyre nga projektet dhe kullat që po ndërtohen në Tiranë.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushati tha se leja jepet fillimisht për disa kata, e më pas shtohen edhe disa të tjera.
Sipas Bushatit, edhe pse janë të etur për para, të tillë arkitektë kanë reputacion ndërkombëtar dhe nuk mund të rrezikojnë veten e tyre.
“E di që nuk është seriozisht, sepse po të ishte seriozisht, nuk do kishin vendime të Këshillit të Ministrave, që kur oligarkët bëjnë katër pa leje, shpejt aprovojnë që këto katër kate janë me leje. Nuk do kishim vendime të atilla si ajo e syrit të Tiranës, ka një histori që prej majit të vitit të kaluar, Rama bën sikur ka vë duart në kokë se i ka ardhur arkitekti i huaj.
Rama ka një vit që këta arkitektët e huaj, Vilin Mask, Katamonpo heqin emrat nga veprat dhe kullat që po ndërtojnë oligarkët. Projektojnë pallate me 7 kate që iu gdhihen 17 kate. Sado të etur të jenë për para, ata kanë një reputacion ndërkombëtar”, nënvizoi analisti.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset