Ish deputeti i PS: Si ekonomist nuk e pranoj amnistinë fiskale të qeverisë
Ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati është shprehur se është kundër amnistisë fiskale.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati tha se si ekonomist që është nuk e pranon dot amnistinë fiskale, të paraqitur pak kohë më parë nga qeveria.
“Unë jam kundër amnistisë fiskale. Si ekonomistë unë nuk e pranojë. Megjithatë vendimmarrja është e drejtë , vëmendja është e drejtë, ndoshta vendimi i Këshillit të Ministrave duhet të ishte parë më me qetësi dhe më afatgjatë.”- tha ai.
Më 17 Korrik kryeministri Rama, ministrja Ibrahimaj, guvernatori Sejko dhe ekspertë të fushës prezantuan projektligjin për Amnistinë Fiskale i cili do të zgjasë 9 muaj.
Delina Ibrahimaj shpjegoi se kjo amnisti është e para e këtij lloji, e plotë, duke qenë se të tjerat kanë qenë të pjesshme dhe kanë pasur qëllim vetëm faljen e detyrimeve tatimore.
“Ky projektligj ka një sërë avantazhesh. Ai propozon që ne të diskutojmë dhe analizojmë premisat. Synon të ketë një afat 9 mujor zbatimi. Subjektet janë individë, janë edhe individë rezidentë tatimorë edhe nëse nuk janë shtetas shqiptar. Është parashikuar një kufi prej 2 milion eurosh,” – u shpreh Ibrahimaj asokohe.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje