Ibrahimaj për Ballkanin e Hapur: Kemi rritur me 26 milionë euro tregtinë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se tregu i përbashkët rajonal është domosdoshmëri sa i takon zhvillimit të ekonomisë.
“Vetëm në vitin e fundit nëpërmjet nismave që kemi marrë, nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore dhe jo tarifore ne kemi arritur të rrisim me 26 milionë euro tregtinë me vendet e Ballkanit të Hapur, pra me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë. 28.5% janë rritur eksportet shqiptare gjatë 6 muajve të parë të vitit me Serbinë dhe 25.6% janë rritur eksportet e produkteve shqiptare ndaj Maqedonisë së Veriut,” – u shpreh Ibrahimaj.
Ministrja tha se problemi që bizneset kanë pasur sa i takon lejeve të qëndrimit për të huajt dhe lejet e punës do të marrin zgjidhje në fillim të vitit të ardhshëm.
Ajo tregoi se sistemi do të jetë gati në mënyrë që të mos ketë dy aplikime për të njëjtin qëllim.
Sipas Ibrahimajt, agjenda për rritjen e investimeve të huaja në vend është mjaft ambicioze.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)