Bruno Dey, ish-roje në kampin e përqendrimit nazist, dënohet në moshën 93-vjeçare
Një gjykatë gjermane ka dënuar një 93-vjeçar, ish-pjesëtar të Gestapos naziste, për ndihmën e dhënë në vrasjen e të burgosurve në kampin e përqendrimit nazist të Stuffhof, ku shërbeu si roje në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Bruno Dey mori një dënim dy-vjeçar me kusht nga gjykata shtetërore e Hamburgut, ku u dënua me 5,232 akuza si ndihmës në vrasjet e kryera në kamp.
Kjo shifër është e barabartë me numrin e njerëzve që janë vrarë gjatë periudhës që ai ka shërbyer në kampin nazist në vitet 1944-1945.
Për arsye se Dey ishte vetëm 17 vjeç gjatë kohës së krimeve për të cilat akuzohet, çështja e tij u shqyrtua në një gjykatë për të mitur. Prokurorët kërkuan një dënim 3-vjeçar.
Gjyqi nisi në tetor, dhe për shkak të moshës së madhe të Dey, seancat gjyqësore ishin të kufizuara deri në dy seanca nga dy orë e gjysmë në javë. Gjithashtu në seancat gjyqësore u morën edhe masa të tjera mbrojtëse për pandeminë.
Në fjalët mbyllëse në gjyq, pensionisti 93-vjeçar, i cili qëndronte në një karrocë, kërkoi falje për rolin e tij në makinerinë shkatërruese të nazistëve duke thënë se “diçka e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë”.
“Sot dua t’u kërkoj falje të gjithë personave që ishin pjesë e atij makthi”, tha Dey.
Edhe pse numri i të dyshuarve për krimet e nazizmit po pakësohet për shkak të moshës së vjetër, prokurorët ende po përpiqen t’i nxjerrin të dyshuarit para drejtësisë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh