Manastirliu: Maska me detyrim parandalon mbushjen e spitaleve
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu argumentoi të enjten në Kuvend se vendosja e maskës me detyrim mund të parandalojë mbushjen e spitaleve me të sëmurë.
Gjatë fjalës së saj Manastirliu tha se aktualisht me 120 të shtruar në dy spitalet për COVID-19 kapacitetet po vijnë drejt maksimumit duke nxitur nevojën për hapjen e një spitali tjetër.
Megjithatë ajo theksoi se në vend të shtimit të kapaciteteve spitalore, politika më e mirë do të ishte parandalimi i infektimit të qytetarëve. Për këtë ajo mbrojti vendimin e qeverisë për ta kthyer të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjediset e mbyllura.
“Kapacitetet e dy spitaleve COVID po plotësohen, me mbi 120 të shtruar të konfirmuar dhe disa dhjetëra të dyshuar të shtruar në këto spitale. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne shumë shpejt do t’i zëmë kapacitetet e dy spitaleve të dedikuara dhe do të hapim një spital të tretë, të katërt. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të vijojmë me forcimin e kapaciteteve spitalore. Por a është më e mira kjo? Është më e mira që ne të vijojmë të hapim spitalet pa fund, sepse na rriten të prekurit me COVID-19, apo është më e mira që secili të marrë përgjegjësinë individuale, të vendosi maskën dhe të ulim të gjithë së bashku riskun për infeksionin dhe kështu do të ulet numri i të infektuarve, që çon në më pak persona të shtruar në spital dhe më pak humbje jete,” – u shpreh Manastirliu.
Më tej ministrja e Shëndetësisë kritikoi deputetët e pranishëm në sallë për mosmbajtjen e maskës duke u kërkuar atyre të japin shembullin personal.
“Teksa prezantoj këtu këtë Akt Normativ, shoh që disa nga ju kolegë të nderuar nuk e mbani maskën. E nëse ju refuzoni të mbani barrierën mbrojtëse që mbron ju, familjarët tuaj nga ky infeksion, sigurisht që nuk mund të jeni shembulli më i mirë për t’u marrë, përsa i përket masave që të gjtihë së bashku duhet që të zbatojmë për luftën ndaj këtij infeksioni. Nuk duhet t’ju mbush unë mendjen, mendjen duhet ta keni të mbushur sepse kjo nuk është një masë që po e vë qeveria sepse duhet të mbushi mendjen, por kjo është një masë e propozuar nga e ekspertët dhe e gjithëpranuar si një domosdoshmëri për uljen e riskut ndaj një infeksioni që është i rezikshëm dhe është vdekjeprurës”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka theksuar se tashmë po jetojmë në një normalitet të ri ku maska duhet të bëhët pjesë e secilit prej nesh në të përditshmen tonë.
“Kjo kërkon mobilizimin e të gjithë qytetarëve dhe këtë duhet ta bëjmë jo vetëm për veten tonë, duhet ta bëjmë për të afërmit tanë dhe për të gjithë ata mjekë dhe infermierë që kanë 140 ditë që janë në krye të detyrës në vijën e parë të luftës me Covid19 dhe që janë duke punuar 24/7 për të shpëtuar jetë. Duhet të na kthehet në rutinë, siç vishemi në mëngjes duhet të vendosim maskën dhe të vazhdojmë jetën tonë në normalitetin e ri, nuk ka më normalitet të vjetër, derisa vaksina të na garantojë të kthehemi në normalitet. Por besoj që dhe vaksina kur të dalë, Bota do të ketë ndryshuar dhe ne nuk do të jemi më të njëjtët”, tha Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria mbyll klubet e natës pasi injorojnë masat anti-covid
Qeveria lejon kryerjen e testit serologjik në klinikat private
Qeveria i bën maskat të detyrueshme, 2 mijë lekë gjobë kush nuk i mban
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta