Sërish pengmarrje në Ukrainë, një person i armatosur rrëmben një kolonel të forcave policore
23 Korrik 2020 |
13:51
Vetëm dy ditë pas rrëmbimit të një autobusi me pasagjerë, një tjetër pengmarrje ka tronditur të enjten Ukrainën.
Një person i armatosur në qytetin Poltava i ka shpëtuar arrestimit të uniformave blu dhe ka marrë peng një prej oficerëve të policisë.
Agjentët po përpiqeshin ta arrestonin pengmarrësin për vjedhjen e një automjeti, por papritur ai nxori një granatë, i kërcënoi ata dhe mori peng një prej tyre.
Pas një procesi paraprak negociatash, agresori liroi agjentin dhe e shkëmbeu atë me një kolonel të policisë, me të cilin u largua në bordin e një makine.
Zëvendësministri i Brendshëm ukrainas, Anton Gerashçenko ka deklaruar se negociatat po vazhdojnë në mënyrë që pengmarrësi të dorëzohet pa shkaktuar gjakderdhje.
Lajme të Sugjeruara
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij