Këshilli Politik rinis sot në 17:00, Yuri Kim: Palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim
Këshilli Politik do të rimblidhet sot në 17:00 pas kërkesës së bërë nga ana e Partisë Socialiste. Gjatë ditës së sotme, përfaqësuesi socialist në këshill, Damian Gjiknuri pranoi kërkesën e PD– LSI për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar paketën ligjore që janë dakordësuar më parë por që kërkojnë miratim.
Në takimin e sotëm marrin pjesë anëtarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim shkruan se marrëveshja e votuar sot në Kuvend tashmë është kthyer në ligj.
Ajo gjithashtu ka përshëndetur gatishmërinë e treguar nga palët për t’u riulur në tryezën e Këshillit Politik dhe për të diskutuar çështje te tjera, të kërkuara dje nga Partia Demokratike.
“Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Më vjen mirë që shoh se Këshilli Politik u ritakua sërish për të rishikuar ndryshime të tjera përveç 5 qershorit. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën’, shkruan Kim në “Twitter”.
June 5 agreement is now law. Inclusiveness & transparency should be the norm for significant national actions. Good to see Political Council reconvened to consider add’l measures beyond 6/5. All parties should participate in good faith, continue inclusion & transparency. pic.twitter.com/UgWgepnjXG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 23, 2020
Lexoni githashtu:
Marrëveshja e 5 qershorit merr 99 vota, Rama: Në 30 korrik ndryshojmë Kushtetutën
Ndërkombëtarët përshëndesin votimin e marrëveshjes me sytë nga 30 korriku
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë