Shefi i CIA-s i drejtohet Putin: Sulmi ndaj Ukrainës dështim. Rusia do e paguajë
Pushtimi i përgjakshëm dhe i paprovokuar i Vladimir Putin në Ukrainë, është tashmë një dështim, ka thënë kreu i CIA-s, William Burns.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit, është shprehur se sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më të rënda, që do të mbahen mend, për presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas tij Putini ka gabuar duke nënvlerësuar vullnetin dhe aftësinë e Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit të tij, dhe ai vazhdon të nënvlerësojë vendosmërinë e Perëndimit për të mbështetur Kievin, për të bërë luftë ekonomike kundër Rusisë.
“Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës, apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështimi. Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh. Jo vetëm që u ekspozua dobësia e ushtrisë ruse, por lufta do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat e ardhshëm në Rusi. Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më i fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët.
Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar, apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”-tha Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike, që u mbajt në Uashington të enjten, raporton Daily Mail.
Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang.
Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse “janë degraduar deri në pikën, që do t’u duhen vite për t’u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte.
Zonja Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negocionte të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve.
Por nga ana tjetër presidenti rus duket se e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.
“Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t’i japim fund“, tha Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostokut, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid