Gruaja e mbretit, çfarë titulli do të mbajë Camilla Parker?

10 Shtator 2022 | 10:37

Princi Charles u bë mbret i Britanisë së Madhe si djali i madh i mbretëreshës Elizabeth II. Që kur nëna e tij u kurorëzua në vitin 1952, ishin bërë plane që ai të merrte rolin e monarkut.

Por çështja e titullit të gruas së tij Camilla është një tjetër çështje me rëndësi. Mbretëresha tha gjatë jubileut të saj “Platinum” se donte që Camilla të njihej si “Mbretëresha bashkëshortore” kur Princi Charles të bëhej mbret.

Në vitin 2005 kur Charles dhe Camilla u martuan, tetë vjet pas vdekjes së Lady Dianës, Camilla e bëri të qartë se synonte të përdorte titullin “Princesha Consort”. Kjo ishte hera e parë në historinë e monarkisë britanike që përdoret një titull i tillë.

Vendimi u pa si një pranim publik se roli i saj i ri ishte i vështirë për t’u pranuar, pas vitesh spekulimesh mediatike për lidhjen e tyre, divorcin e hidhur të Charles dhe Dianës dhe vdekjen e Dianës në 1997.

Për të njëjtën arsye, kur u martua me Charles, i cili ishte Princi i Uellsit në atë kohë, ajo zgjodhi të mos përdorte titullin Princesha e Uellsit, që përdorte Diana. Në vend të kësaj, ajo zgjodhi Dukeshën e Cornwall-it.

Për mediat britanike në atë kohë Camilla pranoi se kjo situatë “nuk ishte e lehtë për të”.

 

Pas dasmës, Camila bëhet më e njohur

Pas dasmës, popullariteti i Camila filloi të rritet. Një sondazh i bërë në fund të vitit 2021 e renditi atë në vendin e 10-të më të popullarizuar në familjen mbretërore, përpara Princit Andrew, popullariteti i të cilit ka rënë për shkak të lidhjes së tij me të dënuarin për shkelje seksuale Geoffrey Epstein.

Autorja e librave për familjen mbretërore, Penny Junior, tha: “Problemi me Camilla ishte se ajo ishte në një lidhje me Princin e Uellsit dhe Diana e quajti atë personin e tretë në martesë”.

Tani, pas vdekjes së mbretëreshës ende nuk dihet se çfarë titulli do të mbajë gruaja e mbretit. Ndërkohë prej kohësh mendohet se Charles favorizonte titullin “Bashkëshorja e mbretit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë

Çmimet e naftës bruto pësuan rënien e tyre më të madhe njëditore në javë të hënën, ndërsa investitorët rivlerësuan rreziqet për furnizimin global pas shenjave...
22:26 | 22/06/2026

Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)

Momente dramatike u regjistruan në lagjen Côte-des-Neiges të Montrealit, Kanada, ku tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit,...
20:03 | 22/06/2026

Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane

Kina ka vendosur kontrolle eksporti ndaj 10 kompanive amerikane të përfshira në fushën e mbrojtjes, në industrinë hapësinore dhe në atë të mineraleve të rralla,...
19:23 | 22/06/2026