Floida Kërpaçi: Siguria kombëtare e Shqipërisë është shumë e cenuar

10 Shtator 2022 | 12:03

Floida Kërpaçi, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë e Lirisë u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se siguria kombëtare e Shqipërisë është shumë e cenuar.

“Siguria kombëtare e Shqipërisë është shumë e cenuar. Qeveria dhe kryeministri duhet të tregojnë një vëmendje reale dhe jo një vëmendje për të bërë propagandë”, u shpreh ish-deputetja.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.

Ky nuk është sulmi i parë i Iranit ndaj Shqipërisë. Pak javë më parë u sulmuan sistemet qeveritare. Për këtë arsye Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet me shtetin e Iranit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026