Vrau fqinjin sa doli nga banesa, asnjë gjurmë nga autori në Pogradec
Autori i vrasjes së Safet Hyskollarit në fshatin Gështenjas të Pogradecit ka tre ditë që ndodhet në arrati.
Ndërkohë kërkimet vazhdojnë ende nga patrullat policore dhe janë shtrirë edhe në zonën e Mokrës.
Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij në çdo vend që është kërkuar, ashtu si nuk ka asnjë raportim se mund të jetë parë nga kalimtarë apo banorë zonash. Kjo ngre dyshimet se Fatmir Manellari edhe mund të jetë vetëvrarë.
Si ndodhi vrasja?
Mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të vazhdueshme verbale sa herë viktima kthehej me pushime nga ShBA-ja në fshatin e tij.
Konfliktet sipas burimeve lidhen me punimet që viktima kryente në afërsi të shtëpisë. Gjatë ditëve të fundit viktima kishte kryer punime për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e disa tubove prej betoni.
Autori pretendonte pronësinë e ish-kovaçanës së fshatit ku ai ka punuar për shumë vite, godinë e cila ndodhet përballë banesës së viktimës.
Autori Fatmir Manellari shtoi mbrëmjen e 7 shtatorit tek banesa private e viktimës duke e goditur disa herë me thikë sapo 65-vjeçari ka dalë nga dera.
Policia nuk ka gjetur thikën me të cilën Manellari qëlloi për vdekje bashkëfshatarin e tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec