Tensionet SHBA-Kinë, Pekini urdhëron mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin Chengdu

24 Korrik 2020 | 07:01

Kina urdhëroi ambasadën amerikanë në qytetin perëndimor të Chengdu të mbyllej pas një konflikti diplomatik, në periudhën më të keqe të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo lëvizje erdhi si përgjigje e udhërit të Trump për të mbyllur konsullatën kineze në Hjuston, pasi Uashingtoni akuzoi agjentët kinezë se po përpiqeshin të vidhnin studime mjekësore dhe kërkime të tjera në Teksas.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së janë ftohur pas disa konfliktesh në lidhje me tregtinë, trajtimin e pandemisë së coronavirusit, teknologjinë, akuzat për përgjim, çështjen e Hong Kongut dhe pretendime për abuzime ndaj myslimaneve kinezë.

“Kjo masë e ndërmarrë nga Kina është legjitime dhe një përgjigje e nevojshme ndaj aktit të pajustifikuar amerikan”, shkruhej në deklaratën e ministrisë së jashtme kineze.

“Situata aktuale e marrëdhënieve midis Kinës dhe SHBA-së nuk është aspak ajo që Kina dëshiron të shohë. SHBA është përgjegjëse për të gjithë këtë situatë”, shkruhej më tej në deklaratë.

Të martën, administrata e Trump urdhëroi që konsullata kineze në Hjuston të mbyllej brenda 72 orësh me pretendimet se agjentët kinezë po përpiqeshin të vidhnin të dhëna shkencore nga sistemet mjekësore në Teksas.

Ministria e Jashtme kineze i hodhi poshtë këto pretendime duke i quajtur “shpifje dashakeqëse” dhe paralajmëroi se mbyllja e konsullatës në Hjuston do të “thyente urën e miqësisë” mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një ambasadë në Pekin dhe në 5 qytete të tjera kryesore në Kinë.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026