Balluku në Greqi: Me Skavicën bëhemi eksportues neto të energjisë

10 Shtator 2022 | 15:27

Problemet që po dalin nga kriza energjetike, kanë bërë bashkë qeveritë e Europës Juglindore në Selanik të Greqisë.

Nevoja për bashkëpunim dhe investimet për të garantuar pavarësi energjetike në vend janë referuar nga ministrja Belinda Balluku. Kjo e fundit, ka folur edhe për projektet afatgjata.

“Nga viti 2019 kem nisur të adresojmë strategji intensive për të ndërtuar burime të reja energjie. Një nga projektet e rëndësishme që kemi nisur është hidrocentrali i Skavicës. Deri në 2030 synojmë të rrisin kapacitetin e prodhimit me 4 terravat, që do ta bëjë Shqipërinë një eksportuese neto, por do të ndihmojmë edhe vendet fqinje”, tha Balluku.

Viti 2030 shihet si viti i daljes nga kriza, dhe për ambasadoren Yuri Kim, Shqipëria është në rrugë të mbarë me ndërtimin e Skavicës dhe planet e investimet e tjera që rrisin prodhimin energjetik.

“Shqipëria në një mënyrë, me shumë mundësi do na surprizojë të gjithëve ne”, u shpreh Kim.

Diskutimet në forum nxorën në pah edhe nevojën e kursimit të energjisë në këtë periudhë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026