‘Punoni në bazë të informacioneve’, porositë e Rrumbullakut për policinë e Durrësit

10 Shtator 2022 | 16:35

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vijuar takimet me strukturat qendrore dhe vendore për njohjen e efektivëve me objektivat që ka Drejtori i Përgjithshëm, si dhe adresimin e problematikave dhe detyrave, me qëllim ndryshimin e menjëhershëm të situatës.

Gjatë takimit me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, Rrumbullaku ka kërkuar përgjegjshmëri, profesionalizëm, produktivitet, ndryshim të metodologjisë së punës së drejtuesve të strukturave policore duke filluar nga drejtori dhe deri te shefat e seksioneve.

Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar përmirësim të menjëhershëm të cilësisë së rezultateve të seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik, për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe të atij për Krimet e Rënda.

Drejtori i Përgjithshëm porositi: “Punoni në bazë të informacioneve, bashkëpunoni me qytetarët, me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe godisni aty ku është problemi. Luftoni krimin e organizuar dhe çdo paligjshmëri tjetër që konstatohet në terren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026