Hëna 5 miliardë dollarëshe ‘zbret’ së shpejti në Dubai
Këtë javë, kompania kanadeze arkitekturore ‘Moon World Resorts’ njoftoi planet për të ndërtuar në Dubai një resort prej 5 miliardë dollarësh që i ngjan Hënës.
Projekti ka për qëllim të ndihmojë vizitorët, që nuk kanë lidhje me Jeff Bezos ose Elon Musk, të përjetojnë turizmin hapësinor. Zona rreth sipërfaqes hënore të resortit, e quajtur “kolonia hënore”, është projektuar për të ngjallur ndjesinë e të qenit në (ose të paktën shumë afër) sipërfaqes së Hënës. Përveç kësaj, vizitorët mund të planifikojnë të rezervojnë një nga 300 rezidencat private të resortit, të njohura si vilat qiellore, të cilat do të vendosen në superstrukturën në formë disku të ndërtesës kryesore.
“Moon Dubai do të ndikojë ndjeshëm në çdo aspekt të ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, duke përfshirë turizmin, transportin, pasuritë e paluajtshme komerciale dhe rezidenciale, infrastrukturën, shërbimet financiare, aviacionin dhe hapësirën, energjinë, MICE, bujqësinë, teknologjinë dhe natyrisht arsimin”, thonë bashkëthemeluesit Sandra G. Matthews dhe Michael R. Henderson, në një deklaratë për shtyp sipas Arabian Business.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj