Meta pret Bashën në Presidencë dhe e paralajmëron të mos bjerë pre e asnjë provokimi
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim në presidencë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, kreu i shtetit shprehet se e kishte takuar kryedemokratin me kërkesën e tij për t’i siguruar se do të dekretoj menjëherë Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Veç të tjerash, kreu i shtetit shprehet se i kishte kërkuar kreut të PD të vazhdojë punën në Këshillin Politik dhe të mos bjerë pre e asnjë provokimi.
“E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes”, shkruan kreun u shtetit.
Më herët gjatë ditës presidenti zhvilloi një takim me ambasadorët e BE, të cilët gjithashtu i kishte siguruar se do të dekretonte ndryshimet në kodin zgjedhor në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa i cilësoi të papranueshme ndryshimet e njëanshme kushtetuese.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta