Sistemi TIMS në Portin dhe Doganën e Vlorës ende jashtë funksionit

11 Shtator 2022 | 09:25

Prej 24 orësh, sistemi TIMS vijon të jetë jashtë funksionit në Portin dhe Doganën e Vlorës.

Mësohet puna do të vazhdojë me regjistrat portuale duke shkruar me dore, ashtu si një ditë më parë.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës sistemi TIMS është rikthyer në funksion.

Sipas informacioneve zyrtare nga Drejtoria e Kufirit në juglindje, bëhet me dije se udhëtarët po kalojnë nëpërmjet sistemit teknologjik TIMS dhe jo manual, siç ndodhi ditën e djeshme.

Edhe pse në punë, sistemi ende nuk është normalizuar 100%, pasi funksionon në mënyrë të ngadaltë.

Gjithashtu, në Qafë Thanë, pikën kufitare që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë, sistemi është ende i bllokuar.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mbledhur të dielën në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e...
21:24 | 07/06/2026

Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve

Shijaku u kthye mbrëmjen e së shtunës në kryeqendrën e motoristëve, duke mirëpritur mbi 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të botës dhe...
21:06 | 07/06/2026

6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës

Në pjesën e zgjeruar te autostradës Tirane-Durrës do te ndërtohen 6 mbikalime. Ndërtimi i tyre do t’u vije ne ndihme banoreve te zonës qe jetojnë...
20:42 | 07/06/2026