Sulmi kibernetik nga Irani, rikthehet në funksion sistemi TIMS në Rinas

11 Shtator 2022 | 10:09

Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit kanë konfirmuar se sistemi TIMS në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është rikthyer totalisht në funksion gjatë mëngjesit të sotëm, pas punës që kanë kryer ekspertët e IT-së, së bashku me aleatët.

Gazetari i “Euronews Albania”, Eni Ferhati raporton se aktualisht, në Rinas duket një ditë normale dhe nuk ka radhë të pasagjerëve.

Tanimë që sistemi është rikthyer në punë, nuk besohet se do të ketë probleme, megjithëse është punuar edhe me regjistra manualë, ku për këtë u desh edhe shtimi i stafit të Policisë Kufitare dhe Migracionit për të mos pasur radhë të gjata dhe humbje të fluturimeve.

Ndërsa, ditën e djeshme, u rikthyen në punë vetëm dy sportele të sistemit TIMS, për të parë nëse sistemi kishte integritet apo ishte sërish i cënueshëm.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026