Zelenski: Rusët ndërprenë energjinë për shkak të kundërofensivës në lindje

12 Shtator 2022 | 07:28

“Rusia synon t’i privojë njerëzit nga drita dhe nxehtësia duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë Ukrainën lindore.”

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sipas të cilit ndërprerja e energjisë vjen si shenjë hakmarrjeje ndaj kundërofensivës së suksesshme të ushtrisë së Ukrainës.

Ndërprerjet e energjisë raportohet se kanë prekur miliona njerëz në rajonet lindore të Kharkiv dhe Donetsk.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv Ihor Terekhov thotë se energjia tanimë është rikthyer shkruan BBC.

Kjo situatë vjen pasi Ukraina pretendon se kishte rimarrë mbi 3,000 km katrorë në një kundërofensivë në lindje të vendit.

Terekhov tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile lanë pjesën më të madhe të qytetit të tij pa energji dhe ujë të shtunën në mbrëmje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026