Hakerat iranianë s’kanë mundur të marrin të dhëna nga TIMS, thotë gazetari
Gazetari Xhevahir Zhabina u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se sistemi TIMS është funksional në të gjithë vendin.
“Sistemi TIMS funksionon në të gjithë pikat kufitare në vend. I fundit sistem që është rregulluar ka qenë ai i Portit të Durrësit. Sistemi TIMS është një sistem të dhënash, ku kanë akses kryesisht Policia dhe Prokuroria dhe aty janë të gjitha hyrje daljet e personave. Data-baze mban të dhënat nëse ky person ka qenë i dënuar apo nëse po hetohet”, u shpreh gazetari.
Gjatë intervistës me gazetaren Esmeralda Mulaj, ai tha se nga informacionet që ka marrë, hakerat nuk kanë mundur të marrin të dhëna nga sistemi TIMS.
“Problemi më i madh në këtë histori është nëse ka pasur marrje të dhënash. Nëse këto dhëna bëhen publike, këto të dhëna janë shumë sensistive. Nga informacionet që kemi nuk ka pasur një rrjedhje të informacionit. Sulmi kibernetik ka nisur në maj të 2021, është goditur fillimisht faqja “Administrata.al”, u shpreh gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës