Serie-A, Milan e Atalanta ndajnë 1 pikë, mbyllet barazim ndeshja mes dy skuadrave më në formë
Milan dhe Atalanta u ndanë në një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 36 të Serie-A që u zhvillua të premten.
Kjo përballje pritej me shumë interes pasi ishte mes dy skuadrave më në formë të momentit në Itali.
Milan dhe Atalanta janë skuadrat që kanë grumbulluar më shumë pikë dhe kanë realizuar më shumë gola që pas rikthimit nga pezullimi prej COVID-19.
Gjithashtu mjaft interesante ishte të shihej se si do të reagonte Milani i Stefano Piolit, që vinte me mungesa të shumta, sidomos në repartin e mbrojtjes.
Megjithatë kuqezinjtë bënë një ndeshje mjaft të mirë, sidomos në pjesën e dytë duke treguar se janë një ekip i konsoliduar.
Fillimisht ishte Milani që shënoi me Chalhanoglu ndërkohë që për bergamaskët ishte Zapata që riktheu baraspeshën.
Pas këtij barazimi të Atalantës tashmë Juvetusit i duhet vetëm një pikë në ndeshjen përballë Sampdorias për të siguruar matematikisht titullin kampion.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë