Shkrirja e akullnajave zvicerane zbulon një shteg të lashtë ecjeje

13 Shtator 2022 | 17:19

Pas verës më të nxehtë në Evropë në histori, një shteg i mbuluar zakonisht nga akulli dhe bora është zbuluar për herë të parë pas 2000 vjetësh.

Shkrirja e akullit të këtij viti ishte rreth tre herë më shumë se mesatarja 10-vjeçare.

“Dhjetë vjet më parë kam matur rreth 15 metra akull. Pra më shumë se 15 metra akull dhe borë janë shkrirë,” thotë Mauro Fischer, profesor në Institutin e Gjeografisë në Universitetin e Bernës.

Shkëmbi i zhveshur tani mund të shihet midis akullnajave Scex Rouge dhe Zanfleuron në një lartësi prej 2,800 metrash dhe kalimi pritet të ekspozohet plotësisht deri në fund të këtij muaji.

Pse akulli po shkrihet kaq dramatikisht në Alpe?

Që nga dimri i kaluar, i cili solli relativisht pak reshje dëbore, Alpet janë përshkuar nga dy valë të mëdha të të nxehtit të fillimit të verës. Jo vetëm që një verë e nxehtë dhe e thatë shkriu borën dhe akullin, por mungesa e shiut do të thotë se ka shumë pak për ta rimbushur atë.

“Ajo që pamë këtë vit dhe këtë verë është thjesht e jashtëzakonshme dhe është me të vërtetë përtej gjithçkaje që kemi matur ndonjëherë deri më tani”, shton Fischer, duke iu referuar shpejtësisë me të cilën është shkrirë akulli.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026