Shuhet Jean Luc Godard, regjisori që revolucionarizoi kinemanë lë pas 100 filma
Regjisori francez Jean Luc Godard, njeriu që udhëhoqi Valën e Re të kinemasë franceze, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Godard debutoi në ekranin e madh në vitet ’60 me filmin “Pa frymë”, që përveç vlerësimeve të shumta shkroi rregullat e kinemasë.
Veprat e tij sollën një hov të ri, e bënë kinemanë më të guximshme dhe influencuan regjisorë të tjerë si Martin Scorsese apo Quentin Tarantino.
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Godard kishte vizionin e një gjeniu. “Fillimisht ai u shfaq si një hije në kinemanë franceze dhe më pas u bë padroni i saj”, u shpreh Macron në mesazhin e tij.
Mes filmave më influentë të Godard në vitet ’60 ishin “Përbuzja” dhe “Banda e të Huajve”.
“Përbuzja”, ku interpreton aktorja e famshme Brigitte Bardot, u konsiderua nga Scorsese si një ndër 10 filmat e tij të preferuar.
“Ai është një nga filmat më prekkës të epokës së tij dhe Godard ishte një artist i kinemasë”, shkroi regjisori i njohur në 2014-n.
Rrëfimet e Godard kombinuan kohën dhe hapësirën, duke ndryshuar idenë e një tregimi fiks. Njëherë ai tha: “Një histori duhet të ketë një fillim, një mes dhe një fund, por jo domosdoshmërish në këtë radhë”.
Në karrierën e tij ai realizoi në total 100 filma, përfshirë ata si “Një grua si Mari”, “I çmenduri Pierrot”, apo “Fundjava”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aktori dhe regjisori i njohur grek shpallet fajtor për dy përdhunime
- Regjisori ukrainas proteston kundër censurës së imazheve të luftës në Ukrainë
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët