“Luftë për protagonizëm mes Berishës dhe Metës”, Çipa tregon detajet

14 Shtator 2022 | 10:04

Gazetari Aleksandër Çipa, teksa ka komentuar protestën e zhvilluar ditën e djeshme, pranë landfillit të Sharrës, është shprehur se mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Meta, ka luftë për protagonizëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se pas protestës së djeshme do të ketë dhe protesta të tjera në vijim.

“Mes PL dhe PD , dukshëm ekziston leximi për një protagonizëm parësor. Në pikëpamjen numerike këtë atribut e ka PD, por kriza e brendshme e PD, kriza për lidershipin përcaktues në pikëpamjen juridike është një arsye penguese, dhe këtë arsye kërkon ta shfrytëzojë dhe ta politizojë PL. Kjo është e vështirë. Mendoj se cikli i protestave, nga spektri opozitar sapo është paralajmëruar dhe nuk mendoj se është një çështje që  e trishtoi mbështetjen e fansave dhe të anëtarësisë opozitare për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme, apo aq sa mund të pritej nga PL.”- shprehet Çipa.

Çipa theksoi se në ditët e ardhshme do të kemi një  kalendar protestash të paralajmëruar nga vetë përfaqësuesit e opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së...
13:37 | 27/07/2026