Gjyqi për vrasjen e Xhuvanit, Bardhi: Drejtësia të hetojë bandën e Taulant Ballës

14 Shtator 2022 | 11:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se e nxit drejtësinë që të bëjë punën e saj në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë para zgjedhjeve të 2021-it, ku në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, nga ish-efekti i RENEA-s, Arbër Pepkolaj.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se drejtësia duhet të vërë para përgjegjësisë bandën e drejtuar nga deputeti socialist, Taulant Balla që sipas tij është përfshi në blerje votash.

“Unë e kam mbajtur qëndrimin tim, e kam nxitur drejtësinë të bëjë drejtësi dhe të vërë para përgjegjësisë bandën apo organizatën kriminale të drejtuar nga Taulant Balla, që shantazhonte, kërcënonte, intimidonte dhe u përfshi në një proces masiv të blerjes së votave në qarkun e Elbasanit.

Kam besuar dhe besoj te drejtësia për këtë çështje. Kam mbajtur dhe mbaj qëndirmin që kam thënë ditën e parë, me shumë qetësi do pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, theksoi ai.

Shtyhet për në datën 16 shtator seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn, ish-efektivi i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pas një përplasje militantësh në Elbasan, gjatë fushatës zgjedhore në 2021.

Seanca, e zhvilluar sot në Gjykatën e Elbasanit me dyer të mbyllura, u shty për shkak të mungesave të shumta dhe të avokatit Demir Çiftja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026