Felaj “thumbon” Partinë e Lirisë: Zhargon, në Kuvend askush s’bën prokurorin

14 Shtator 2022 | 14:16

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka thumbuar Partinë e Lirisë, duke thënë se në këtë forcë politike dhe pse i është ndryshuar emri janë të njëjtët politikanë, e madje e ka konsideruar si zhargon.

Teksa u pyet për protestën e ditës së djeshme për inceneratorët, Felaj theksoi se disa role që i përkasin një pushteti tjetër nuk mund të merren dhe të ushtrohen në Kuvendin e Shqipërisë për faktin se janë deputetë, duke iu referuar kështu opozitës.

“Ndryshimi i emrit nuk më zgjon asnjë lloj mbiemri, janë të parëndësishëm, janë të njëjtët politikanë, e njëjta politikë, i njëjti zhargon. Çështja për të cilën opozita pati më shumë mundësi të mblidhte dokumentacion, të fliste me orë ë tëra, ishte ajo e incineratorëve. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë që disa role që janë të ndara dhe që i përkasin një lloj pushteti tjetër, nuk mund t’i marrim dhe t’i ushtrojmë në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm se jemi deputetë. Në Kuvend nuk mund të bëjë  askush as prokurorin dhe as gjykatësin “- tha Felaj në një intervistë për Euronews Albania.

Ndërkohë për çështjen e incineratorëve, Felaj theksoi se pavarësisht gjithë anatemimit që i bëhet historisë së incineratorëve dhe shkeljeve që kanë ndodhur, ato kanë qenë një zgjidhje e detyruar.

“Skema e pastrimit të mbetjeve në Shqipëri, fushat e mbledhjes së plehrave, e mbaruan funksionin e tyre. Kjo është e faktuar. Ishte detyrë e organeve që të ofronin një strategji afatgjatë. “- u shpreh Felaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026